Khloe Kardashian tregon si e mësoi lajmin e shtatzënisë: Ishte e pabesueshme

Është folur gjatë gjithë kohës për shtatzënitë në familjen Kardashian/ Jenner.

Si fillim ishte Kim, e cila u tregua më e hapur me publikun duke pranuar se do të bëhet nënë për herë të tretë, por fëmija do të vinte në jetë nga një nënë surrogate. Por ajo nuk ishte e vetmja shtatzënë në familjen më të famshme në Amerikë. Për një kohë shumë të gjatë u përfol se do të bëheshin nënë për herë të parë edhe Khloe dhe Kylie. Nëse për këtë të fundit nuk na ka ardhur ende konfirmimi, Khole zgjodhi që ta ndante vetë lajmin me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, nëpërmjet një fotoje të bukur.

Nëse pak javë më parë, bukuroshja nuk preferonte të fliste aspak për shtatzëninë e saj, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmelm, ajo u ul të na tregonte se si e kishte mësuar lajmin se ishte shtatzënë.

“Tristan më thoshte vazhdimisht “ti je shtatzënë” dhe unë i thoja “ji i qetë se nuk jam. Më përzihej, nuk ndihesha mirë dhe kështu vendosa të bëj testin e shtatzënisë. Kur e pashë bërtita me të madhe, më dukej e çuditshme, gati diçka jo reale”, tha Khole.

Të parët që e kanë mësuar lajmin e bukur kanë qenë punonjësit në shtëpinë e Khloe, ndërsa familja e tyre e ka mësuar disa javë më vonë.

Share With:
Translate »
677 Views