Vetëm dy javë pas lindjes, askush nuk e priste këtë nga Arta….
Këngëtarja Arta Bajrami nuk është shumë shpesh aktive me projekte muzikore. Dy javë më parë, këngëtarja ka sjellë në jetë vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Elektra. Gjatë ditë së sotme, ajo ka publikuar disa fotografi me të cilat ka treguar se ka në plan që shumë shpejt të publikojë këngën më të re. “Kërkoj mendimin tuaj per kengen e re? Balade apo Ritmike”, ka shkruar Arta e cila gjithashtu pyeti edhe nëse dëshirojnë që kënga e saj e re të jetë duet apo solo-projekt. Në fakt askush nuk e priste këtë rikthim të Artës kaq shpejt, pasi vajza është shumë e vogël dhe ka nevojë pët të ëmën. Por mesa duket Arta është një menaxhuese e mirë dhe do të gjejë kohë për gjithçka. /Kids’Time/
