Kur unë të plakem, më duro të lutem: Letra e nënës që çdo fëmijë duhet ta lexojë
Nëna është personi më i dashur për fëmijët. Ajo është e vetmja që bën gjithçka për ta, duke mos kërkuar asgjë në këmbim.
Dashuria nënë-fëmijë është e pakushtëzuar, dhe kështu duhet të jetë gjithmonë!Më poshtë ju sjellim një letër të një nëne drejtuar vajzës së saj, duke i kërkuar durim dhe duke e këshilluar njëkohësisht, pasi koha e pleqërisë i katrokitur në derë, dhe ajo ka nevojë për dikë që të jetë e durueshme me të, shkruan Gazeta Metro
Kjo është letra e shkruar nga një nënë ‘e panjohur’ dhe e dedikuar për të gjithë fëmijët:
“E dashur vajza ime.
Ditën kur të bëhesh e vetëdijshme se po plakem, të lutem, ji e duruar, mbi të gjitha përpiqu të kuptosh gjendjen time. Nëse kur flas, e përsëris mijëra herë të njëjtën gjë, mos më ndërprit dhe të më thuash: “Për hatër të Zotit, sapo e the para një minute”. Të lutem më dëgjo. Kujto të gjitha herët kur ishe e vogël dhe të lexoja të njëjtën histori çdo mbrëmje derisa të merrte gjumi…. Kur nuk dua të bëj dush, mos ji e paduruar apo e sikletosur.