14-vjeçarja izolohet në shkollë sepse rruan flokët për bamirësi
Një 14-vjeçare u izolua në shkollë nga mësuesit, pasi rruajti kokën për bamirësi.
Niamh Baldwin u ndëshkua për thyerjen e rregullave kur u kthye në Akademinë e “Mounts Bay” në Penzance, Cornwall me flokë të shkurtra vetëm një centimetër.
Nëna e saj Anneka ka sulmuar shkollën, pasi vajza Niamh ndihmoi për të mbledhur para për t’i dhuruar për shoqatën bamirëse ‘Little Princess Trust’.
32-vjeçarja tha për Cornwall Live: “Jam shumë e mërzitur që shkolla e ka bërë të ndihet kaq keq dhe e ka izoluar sepse flokët e saj janë një centimetër të gjatë”.
“Niamh gjithmonë ka pasur raporte të shkëlqyera me të gjithë mësuesit e saj dhe të gjithë ata që e takojnë thonë se ajo është një vajzë e mrekullueshme dhe e bukur”.
“Kjo nuk ndryshon për shkak të stilit të flokëve dhe për mua është diskriminim. Jam me të vërtetë e inatosur. ”
Drejtoresha e Akademisë, Sara Davey tha se politika e shkollës për shkurtimet ekstreme është “shumë e qartë”, duke deklaruar se “prerjet ekstreme të flokëve” kurrë nuk janë lejuar.
Ajo tani këmbëngul që Niamh të mbajë një shall në kokë deri sa flokët të rriten.
