44-vjeçari kërcënon babain me mesazhe nga qelia e burgut
Një i paraburgosur në ambientet e burgut 325 në Tiranë është denoncuar nga babai i tij pasi i dërgonte nga qelia ku ndodhej mesazhe kërcënuese. Përveçse është arrestuar për dhunë në familje 44-vjeçari me iniciale N.A., do të përballet tashmë edhe me një tjetër akuzë. Mesazhet kërcënuese ndaj babait 44-vjeçari i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tij. /tip