Foshnja e vdekur gjendet në tualetin e avionit në fluturim

Trupi i pajetë i një foshnje të sapo lindur është gjetur në mes të fluturimit nga pastruesit në tualetin e një avioni.

Foshnja ishte e mbështjellë me një qese plastike.

Policia indoneziane arrestoi nënën e foshnjës të dielën – e quajtur vetëm si Hani- pas zbulimit të tmerrshëm në avionin e Etihad pasi u ul në aeroportin ndërkombëtar të Soekarno-Hatta të Xhakartës.

Pastruesit që përgatitën aeroplanin për udhëtimin e tij të ardhshëm gjetën trupin në një sirtar në tualet, tha policia e aeroportit.

Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, por oficerët besojnë se 37-vjeçarja ka lindur gjatë fluturimit nga Abu Dhabi në kryeqytetin indonezian.

Gruaja shtatzënë ka pasur gjakderdhje gjatë fluturimit, duke detyruar pilotin të devijonte për në Bangkok.

Ajo u hoq nga avioni në Tajlandë, por i porsalinduri i vdekur nuk u gjet, derisa fluturimi arriti në destinacionin e tij përfundimtar.

Nuk dihet nëse fëmija ka lindur i vdekur apo i gjallë.

Ajo u arrestua më vonë në aeroportin e Bangkokut.

Share With:
Translate »
717 Views