E rëndë në Korçë! Foshnja 4 muajshe digjet në sobën e zjarrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një foshnjë fare e vogël ka pësuar djegie në kokë, në sobën e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së të hënës, në fshatin Kreshpanj të Maliqit.

Në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë vogëlushi K.Z., 4 muajsh.

Në momentin e ngjarjes, i mituri ndodhej me vëllanë e tij më të madh rreth 9 vjeç, ndërsa prindërit nuk i kishte në banesë.

Prindërit mbetën të shokuar kur gjetën vogëlushin me shenja djegie duke qarë pa pushim nga dhimbja.

Pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Share With:
Translate »
1194 Views