Ish-guvernatori Fullani feston sot ditëlindjen, i biri: Dua të bëhem si ti bab!

Ish-guvernatori, Ardian Fullani feston sot ditëlindjen. Ndërsa në ditën më të veçantë të tij nuk mund të mos mungonte urimi i të birit, Erikut. Ky i fundit ka zgjedhur të shkruajë me fjalët më të bukura për të atin. Teksa i uron ditëlindjen, Eriku shkruan se do ta ketë për nder gjithë jetën që është djali i tij dhe se çdo ditë lutet që ta bëjë krenar. “Kam lindur me fatin më të madh në botë që jam çuni jot. Do ta kem për nder gjithë jetën të jem djali i Ardian Fullanit . Çdo ditë e shpenzoj duke u munduar të të bëj krenar bab, të bëhem si ty bab, një shok i mirë si ty, një njeri i drejtë si ty, me besim të madh në zot si ty, një burrë për familjen si ty, mirenjohës si ty, trim e sedërli si ty bab. Të ruaj mbiemrin dhe traditat e shtëpise sonë të madhe siç bënë të parët tanë. Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan Erik. Erik Fullani është një ndër personazhet e njohur më të komentuar. Zakonisht vëmendja e medias fokusohet tek jeta lukzoze që djali i ish-guvernatorit bën.

Share With:
Translate »
721 Views