Nëse iu kanë ardhur periodat para moshës 12 vjeç, duhet ta lexoni këtë
Vajzave të cilave iu kanë ardhur periodat që para moshës 12 vjeç janë 10% më të rrezikuara të pësojnë atak në zemër ose goditje në tru me
kalimin e viteve, sugjeron një studim i ri. Kjo duke e krahasuar me vajzat të cilat kanë qenë 13 vjeç ose në moshë më të madhe kur kanë
pasur ciklin e parë menstrual.
Vajzat të cilat u kanë ardhur periodat herët janë gjithashtu më të rrezikuara që të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, të kalojnë më herët
në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi (operacion për heqjen e mitrës) – të gjitha këto të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, thonë
shkencëtarët.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje. Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin
që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin
e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi. Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke
shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.
Autorët e këtij studimi, të publikuar te revista “Heart”, sugjerojnë vajzat të cilat nuk kishin mbushur akoma 12 vjeç kur iu kanë ardhur
periodat të bëjnë më shpesh kontrolle të zemrës.