Tani mund ta keni të gjitha trupin e saj gjatë shtatzanisë, sepse Zaimina sapo zbuloi sekreti
Është fakt: Zaimina ka mbajtur një trup perfekt gjatë shtatzënisë aq sa deri në një farë pike, të gjitha portalet po aludonin se ndoshta shtatzënia e këngëtares ishte thjesht thashethem pasi barku i saj nuk dukej aspak.
Vetëm muajt e fundit, mundëm që të shihnim barkun e rrumbullakosur të Zait dhe pse asnjë formë tjetër trupore nuk i kishte ndryshuar.
Sot, këngëtarja teksa ka postuar disa foto seksi me barkun e rrumbullakosur, ka treguar edhe sekretin që e ka mbajtur në formë gjatë këtyre muajve.

“Më kanë pyetur shumë gjatë shtatzënisë lidhur me dietën që kam mbajtur dhe duhet të them se përveç gjeneve të mira, unë kam ngrënë në mënyrë shumë të shëndetshme dhe realisht e vetmja peshë që kam shtuar ka qenë pesha e vogëlushes time. Duajeni veten vajza dhe hani shëndetshëm!” – ka përfunduar Zaimina në postimin e saj.
Dhe në fakt, për aq kohë sa Zaimina ia ka dalë, të gjitha mundeni apo jo? Fundja, jo vetëm që do të ndiheshit shumë mirë, por do të shkrepnit edhe disa foto shumë të bukura, njësoj si Zai.