12 vjeçarja plagos 4 shokë shkolle, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Policia tha se të shtënat brenda një klase të një shkollë në Los Anxheles që la katër të plagosur ka qenë aksidentale. Një vajzë 12 vjeçare u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri në Shkollën Salvador Castro të enjten në mëngjes. Zëdhënësi i policisë së Los Anxheles Josh Rubenstein thotë se vajza që prej atëherë është akuzuar për përdorim të pakujdesshëm të një arme zjarri në ambientet shkollore.

Akuzat vijnë pasi një shok i klasës së vajzës, gjithashtu 12 vjeç, zbuloi se ai foli me të pasi ngjarja ndodhi dhe tha se ajo po qante dhe thoshte vazhdimisht: “Nuk doja ta bëja”. Ajo i tha atij se arma ishte në çantën e shpinës së saj dhe se e shkrepi rastësisht kur po hapte çantën. Një shok tjetër i klasës gjithashtu tha se vajza nuk donte të lëndonte askënd, duke thënë se ajo mendonte se ishte një armë lodër. Të shtënat lanë një të ri të plagosur rëndë dhe tre fëmijë të tjerë të plagosur.

Share With:
Translate »
856 Views