Floriana Garo tregon emocionet e shtatzënisë dhe detajet e emrit të vajzës

Disa nga vajzat e njohura shqiptare janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Njëra nga këto vajza është moderatorja e njohur Floriana Garo.

Ajo është zhvendosur në Zvicër për të jetuar pranë partnerit të tij, Enesit. Çifti do të bëhen së shpejti prindër të një vajze, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende.

E ftuar në emisonin “Chaud Patate”, Floriana ka thënë se e ka gjetur emrin e vajzës, por do të presë kur ajo të lindë për ta bërë publik.

 “Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethënie, e vendosëm. Ndërsa për dhomën, me thënë të drejtën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”,-tregoi Floriana.

Floriana tregon se ka një marrëdhënie të ngushtë me vajzën, ende pa lindur. Ajo ka treguar se i flet të bijës, edhe ndonjëherë i duket i çuditshëm ky komunikim.

 “Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur dhe aq shumë. Ka momente që dhe i flas, por me duket pak e çuditshme. Ndonjëherë i them, kur kam pasur ndonjë problem hormonal ose me lëkurën: E po, po e mërzit mamin kështu”,-tha duke qeshur Floriana.

Share With:
Translate »
745 Views