Deputetja britanike përlot parlamentin: Për bebin tim që nuk jetoi qoftë një ditë

Të gjithë i mbushën sytë me lot në parlamentin britanik. Deputetja e partisë së Punës bëri një rrëfim prekës në parlament gjatë fjalimit që po mbante ku tregoi se sa shumë e vuante humbje ne fëmijës së saj, që lindi e pajetë.
Zëri i Sharon Hogson filloi të dridhej teksa fliste, ndërsa shpjegoi se çfarë ndodhi me foshnjën e saj të tretë Lucy. Ajo lindi por e pajetë në këtë botë.
“Kanë kaluar disa vite, por ende e kujtoj dhe nuk e harroj dhimbjen time më të madhe. E kam shumë të vështirë të as. Për këtë arsye dua që ligjet në mjekësi të jenë shumë më të forta e të investohet që të gjithë të kenë mundësinë për të jetuar. Mendoj se si do ishte Lucy tani, çfarë kujdesi do merrte në shëndetësi nëse do lindte e gjallë. Asokohe nuk pati një certikatë lindjeje dhe as vdekje, nuk pati ditëlindje, sot ajo do mbushte plot 20 vjeçe. Duhet të përballesha me faktin se ajo zyrtarisht nuk ekzistonte në dokumente se lindi vetëm gjashtë muajshe e pak ditë dhe nuk mund të merrja një vërtetim qoftë për vdekjen e saj”.
Në parlament po diskutohej që të futet regjistri formal për një fëmijë të lindur pas muajit të gjashtë, që shpesh herë rezulton me probleme dhe fëmija nuk mbijeton dot, vetëm në raste të rralla. TIP

Share With:
Translate »
695 Views