“Sonte me siguri do të vdesë”, prindërit trondisin internetin

Disa video të publikuara në Snapchat kanë shkaktuar reagim të ashpër në internet. Në të  do shfaqen dy prindër të cilët torturojnë fëmijët e tyre me qese plastike në kokë dhe ujë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, nuk është e qartë sesa herë janë parë videot në rrjetin social, që është kryesisht popullor tek adoleshentët.

Vetë portali britanik shkruan se e ka parë videon, por vendosi që të mos e publikojë për shkak se pamjet janë shumë të rënda.

Babai i adoleshentit mund të dëgjohet duke thënë se po përpiqet që ta disiplinojë atë. “Nuk po abuzojmë me ta, po i mësojmë disiplinë”, thotë ai.

Në një tjetër video tregohet çifti që i hedh ujë në kokë fëmijës, duke e torturuar ndërsa pamjet shoqërohen me fjalinë “sonte me siguri do të vdesë”.

Çifti, sipas The Sun, në video shfaqet me fytyrën e mbuluar.

Në një tjetër moment burri thotë se “nëse dua ta godas fëmijën tim do ta bëj sa të kem qejf, nëse i duhet disiplinë do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”.

Policia në Melbourne të Australisë ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe mësohet se ka arritur që ta lokalizojë adresën e videove në një zonë të qytetit të Preston. Hetimet për rastin vijojnë.

Share With:
Translate »
638 Views