Brooklyn Beckham nderon të atin me një tjetër tatuazh
Ai ka ndjekur hapat e të atit të mbushur me tatuazhe, qëkur mbushi 18 vjeç në mars të vitit që lamë pas.
Brooklyn Beckham zbuloi një tjetër tatuazh si tribut për babin – legjendë të futbollit David – në Instagramin e tij dje.
Djali i ri ka tashmë në dorën e tij vitin 1975 që është edhe viti i lindjes së të atit.
E në fakt, nuk është hera e parë që Brooklyn bën një tatuazh për nder të të atit. Në tetor, ai postoi një tjetër foto në Instagram ku tregonte numrin 7 që kishte bërë tattoo në gishtin e tij të vogël. Ky numër është ai që David mbante si futbollist.
Mesa duket marrëdhënie baba – bir në familjen Beckham është vërtet për tu marrë shembull.