Pas lindjes së Kylie Jenner, Dafina Zeqiri rrëfen publikisht detaje nga jeta e saj: “Do doja dhe unë…”

Ka bërë namin Kylie Jenner gjithë këto ditë në rrjete sociale dhe mediat rozë. Lindja e vajzës së saj është përcejllë kudo, e sidomos një video-mesazh që mikeshat e ngushta të Kyliet i kishin bërë surprizë për ditën kur e vogla lindi. Më i bukur akoma ishte fakti se ato nuk thanë asgjë për shtatzëninë e Kyliet deri në momentin që ajo vetë vendosi ta thoshte vetë.

E që prej atij momenti, duhet thënë se të gjitha e xhelozuam nga pak Kylien. Jo vetëm që na lindi dëshira të kishim edhe ne një bebe, por sidomos të kishim miq të atillë.

Epo, s’është shumë ndryshe nga ne as Dafina Zeqiri. Këngëtarja e ka shprehur hapur këtë të fundit teksa ka shkruar në Instastory:

“Kylie ka miq të vërtetë sepse nuk treguan një gjysmë fjale për 9 muaj rresht. Këta lloj miqsh do të doja të kisha dhe unë pranë…” – ka përfunduar këngëtarja.

Share With:
Translate »
1037 Views