Duajini me zemër prindërit sa i keni gjallë!

Në pleqëri, babai u transferua tek i biri. Pak nga pak shëndeti i tij sa vinte e përkeqësohej, duart i dridheshin dhe lëvizte me vështirësi. Kur e gjithë familja mblidhej rreth tavolinës, duart që i dridheshin dhe shikimi i dobët e pengonin të hante, i rrëzoheshin pjata në tokë dhe qumështi i derdhej nga gota.

2
Pak nga pak djali dhe bashkëshortja e tij filluan të nxehen:

“Duhet të bëjmë diçka. Jemi të lodhur nga zhurma dhe rrëmuja në shtëpi”.

Vendosën që ishte më mirë për të moshuarin që të hante i vetëm në dhomën e tij, ndërsa pjesa e tjetër e familjes e shijonte vaktin në një tryezë të përbashkët.

Pasi babai i kishte thyer disa pjata, i dhanë të ushqehet në një pjatë druri.

Sa herë që sytë kthenin shikimin nga ai, i moshuari i kishte të mbushur me lot, sepse ndihej i vetmuar.

Ndërkohë, fëmija katërvjeçar, shikonte përreth çdo gjë në heshtje.

Një mbrëmje, ai ishte duke luajtur me disa pjesëza druri. Babai i vet e pa dhe e pyeti me delikatesë: “Çfarë po bën biri im?”

Vogëlushi iu përgjigj me ëmbëlsi: “Po bëj një pjatë druri ku të hani ti dhe mamaja ushqimin tuaj kur unë të jem rritur”.

Teksa dëgjuar fjalët e të birit, prindërit mbetën pa fjalë. Sytë e tyre u mbushën me lot, dhe, edhe pse nuk thanë asnjë fjalë, në thellësi kuptuan se çfarë duhej të bënin.

Në të njëjtën ditë, në mbrëmje, i biri ftoi të atin e moshuar në tryezë. Nga ai moment e në vazhdim, deri në fund të ditëve të tij, i moshuari hante në të njëjtën tryezë me familjarët e tjerë.

Nga ai moment, as burri dhe as bashkëshortja e tij nuk shqetësoheshin më për qumështin e derdhur, pirunin e rrëzuar në tokë apo pjatën e thyer.

1Pavarësisht raportit që keni me prindërit tuaj, do t’ju mungojnë shumë pasi ata të jenë larguar nga kjo jetë. Prandaj, kujdesuni për ta, respektojini, dhe duajini me zemër sa i keni gjallë!

Përgatiti Orjona Tresa

Share With:
Translate »
733 Views