Përrallat na pëlqejnë të gjithëve, kjo aktore ka zgjedhur Hirushen për frymëzim
Ajo u bë shumë e famshme nga roli në serialin e njohur amerikan Gossip Girl.
Të gjithë e njohim si Serena van der Woodsen.
Aktorja e njohur Blake Lively gjithmonë ka marrë vëmendjen e mediave dhe publikut për shfaqjen e saj në evente të rëndësishme. Të gjithë admirojnë pamjen e saj prej princeshe dhe sa bukur ajo duket e si nuk ka nevojë të ekzagjerojë asgjë në look-un e saj.
Para pak minutash, Blake postoi një #throwback në Intragramin e saj.
Fotoja është shkrepur në 2016 në festivalin e Cannes ku ajo kishte veshur një fustan të mrekullueshëm nga Vivienne Westwood e ngjante vërtet si një Hirushe.