Aida Shtino: Më thoshte djali “i gjete gjithë të humburit, po mua…”
E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ditën e sotme ishte Aida Shtino. Ajo rrëfeu për jetën dhe për emisionin “Njerëz të humbur” që e bëri aq shumë të dashur për publikun. Ndër të tjera ajo u shpreh:
“’Njerëz të Humbur’ është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri me shumë përkushtim. I kam përkushtuar gjithë jetën time. Më shumë rrija në punë sesa me familjen time. Madje djali më thoshte ‘i gjete gjithë të humburit, po mua…’ Duke marrë parasysh që ‘Njerëz të Humbur’ kishte pas një armatë të tërë, një strukturë. Databazën më të madhe të njerëzve të humbur e kishim ne dhe sigurisht që nuk do të doja asnjëherë të ndërpritej. Kjo ndërprerje nuk është bërë për fajin tim. Shpresoj, sepse njerëzit janë të interesuar, të hapet një dritare televizive që të rifillojmë edhe më fuqishëm. […] Duke marrë parasysh që këto emisione i shërbejnë gjithë komunitetit, janë shumë të nevojshme në televizion.”
/Kids’ Time/