Gatuajnë për të rritur fëmijët, gratë e burgut paragjykohen
Orjona Hodaj, pjesë e qendrës ‘Sole’ ka insistuar shumë për hapjen e një projekti për të ndihmuar gratë që ndodhen në burg, të cilat me punë fitojnë të ardhura për familjet.
Gjatë bisedës në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo rrëfeu për vështirësitë që kanë hasur në fillim si organizatë si dhe paragjykimin që kanë njerëzit për produktet që prodhohen atje.
Pjesë nga biseda
Orjona: Pas një lufte shumë të gjatë me institucionet, më në fund në gusht të 2017 ne arritëm ta implementonim projektin. Kishim kohë që luftonim që ta nisnim këtë projekt dhe arritëm. Sot gratë kanë 7-8 muaj, të cilat janë të përfshira në projektin e punësimit, por kërkohet puna e madhe nga institucionet pasi ka disa terrene të pashkelura më parë dhe këto bëhen pengesë për ecurinë e suksesshme.
Rudina: Janë tabu?
Orjona: Paragjykohen dhe nuk jemi këtu as për të justifikuar veprën penale të këtyre grave, as për ti paragjykuar ato sepse nuk është puna jonë kjo gjë. Ato janë aty tashmë, si ti ndihmojmë? Kur them ti ndihmojmë nuk nënkuptoj që janë ta paafta apo të këqija apo nuk dinë, apo duhen ndëshkuar. Absolutisht jo.