5-vjeçari bie në lumë dhe gjen vdekjen

Një fëmijë vetëm 5-vjeç ka gjetur vdekjen pasi ra në ujërat e një lumi në Irlandën e Veriut. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi nisi pasditen e së shtunës, pas raportimeve se një fëmijë kishte rënë në lumin Braid, në Ballymena.

Sipas “The Independent” 5-vjeçari u gjet pak kohë më pas dhe u transportua me helikopter në spitalin e Belfast, por nuk mundi të mbijetonte.

Mbeten ende të panjohura rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet shprehën ngushëllimet për familjen e djalit.

Share With:
Translate »
720 Views