Bashkëshortja e Vedat Ademit, ndoshta me Jon Artin u tregua e rezervuar por të voglin po e llaston shumë
Vedat Ademi dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër të një djali të dytë para tre muajsh. Djalin e madh, Jon Artin, po ashtu të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas vitet e para të jetës i kaloi në Shqipëri, nuk e kemi parë shpesh kur ishte i vogël. Ndoshta mund të kemi humbur shumë copëza kujtimesh të tij. Por ndryshe nga Jon Arti, me djalin e vogël, Dorela, bashkëshortja e Vedatit duket se është më pak e rezervuar. Ajo shpesh poston foto të djalit të vogël, sigurisht duke ruajtur anonimatin. Foto më e fundit, është ajo e ditës së djeshme ku i vogli ka mbushur 3 muajsh. Për këtë Dorela ka pjekur disa biskota me ngjyra të ndryshme të cilat shkruajnë: 3 muaj. Sa kujtim i bukur për Eren Nikun. /Kids’ Time/