Karrocë apo krevat? Ku duhet të flejë fëmija në ditët e para të jetës

Kur fëmija i porsalindur del nga spitali dhe vjen për herë të parë në shtëpi është një moment kyç që ka nevojë për vëmendje e kujdes. Momenti më i mundimshëm për nënat e reja është kur vënë fëmijën në gjumë e mbi të gjitha të bëjnë që vendi ku ata flenë t’u sigurojë komoditet maksimal. Përgjithësisht të porsalindurit flenë 16-18 orë në ditë, me rreth 6-7 zgjime ndërmjet tyre.

Por cili është vendi që e bën të rehatshëm gjumin e fëmijës?

Sipas mjekëve vendi më i mirë për gjumë në ditët e para të fëmijës suaj është shporta e lëvizshme, as karroca dhe as krevati.

A mund të flejë fëmija bashkë me prindërit në krevatin dopio?

Në vitin e parë të jetës nuk këshillohet që fëmija të merret në krevatin dopio të prindërve për të shmangur rrezikun e vdekjes së papritur (SIDS), një sindromë gjithnjë e në rritje për fat të keq.

Po të fjeturit në karrocë?

Edhe karroca nuk rekomandohet për të vënë fëmijën në gjumë, pasi nuk do të ishte rehat. Karrocën mund ta përdorni vetëm në rastet kur jeni të detyruar për shkak të ndonjë udhëtimi.

A lejohet fjetja në djep?

As djepi tradicional nuk është i përshtatshëm për gjumin e fëmijës suaj, sepse është shumë i thellë e nuk garanton gjumë të qetë.

Zgjidhja ideale

Zgjidhja më e mirë për të vënë në gjumë fëmijën tuaj në vitin e parë të jetës është shporta, mundësisht e thurur me dorë, në brendësi të së cilës duhet të ketë një jastëk të butë, që krijon tek fëmija ndjesinë e përqafimit të nënës. Shporta duhet të vendoset në dhomën e gjumit të prindërve, në mënyrë që të jenë në gatishmëri të fëmijës për çdo problem që mund të ketë gjatë natës. Përmasat optimale të shportës janë 80 cm x 50 cm.

Share With:
Translate »
1029 Views