Reperja Cardi B shtatzënë?

Kohët e fundit reperja Cardi B hodhi poshtë të gjitha spekulimet për një shtatzëni të mundshme, teksa iu përgjigj një fansi të saj në rrjetin social “Instagram”.

Ajo theksoi se e vërteta në të gjithë këtë histori është vetëm fakti që ka marrë disa kile më tepër.

“Më lejoni të shëndoshem në paqe”-është përgjigjur ajo.

Megjithatë, dyshimet për një shtatzëni të mundshme lindën sërish gjatë performancës së saj të fundit në Minneapolis, Minnesota.

Sipas revistës “TMZ”, e cila i referohet një burimi të afërt pranë reperes 25 vjeçare, thuhet se ajo është tre muaj shtatzënë dhe për këtë arsye ka refuzuar të marrë pjesë në një festë të organizuar pas eventit, ku ajo performoi.

Sakaq, e përditshmja britanike Daily Mail ka kontaktuar me përfaqësuesin e këngëtares lidhur me këtë çështje dhe i ka mohuar fjalët se mund të jetë shtatzënë.

Gjithashtu gjatë një interviste, këngëtarja e hitit “The Bodak Yellow” Cardi B ,e cila është e fejuar me reperin Miggos, tha se çdo dy javë përballet me pyetje të tilla dhe me raportime nga më të ndryshmet lidhur me një shtatzëni të mundshme.

Ndërsa sa i përket dasmës me Migios ajo tha se do të shtyhet edhe pse do të dëshironte shumë që të bëhej në vjeshtë.

Share With:
Translate »
560 Views