Anjeza Shahini ka vetëm një simbol dashurie, që duket se i mungon shumë

Prej kohësh këngëtarja Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Britani me bashkëshortin e saj.

Gjatë ditës së sotme ajo ka bërë një postim mjaft të ndjerë në Instagram për festën e “Shën Valentinit” .

Ajo nuk ka publikuar një foto të saj me bashkëshortin, por një foto të prindërve të saj, të cilët për të janë i vetmi model për t’u ndjekur.

“Modelët e mi për të ndjekur, tingëllon e thënë shumë herë por vijoj të këmbëngulë dashuria është e vetmja gjë që na duhet, asgjë më shumë,”-përfundon Shahini.

Share With:
Translate »
765 Views