Kush ishte djali që la mbrëmë 17 nxënës të vdekur
Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida. Është raportuar se autori nje 19 vjecar ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS Neës. Nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa derisa policia ka kërkuar në ndërtesë. Sherifi i Broëard, Scott Israel u ka thënë gazetarëve, se Nicolas Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona.
Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë. Dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital. Sherifi Israel, incidentin e ka cilësuar “katastrofik”, dhe se “nuk ka fjalë”.
Autori, qe la se paku 17 viktima, eshte Nikolas Cruz, 19 vjeç. Mediat e huaja bejne me dije se ai fillimisht dha nje alarm per zjarr e me pas kur u krijua grumbullimi nxenesish nisi te shtenat. Nikolas Cruz, 19 vjeç, sulmoi shkollën e mesme, pasi ishte me pare pajisur me arme dhe duket kishte bere edhe planin. Sherifi i policise ne zone tha se ai ishte ish-nxenes ne kete shkolle por, ishte dëbuar për arsye ende te panjohura “disiplinore” vitin e kaluar. Cruz ishte armatosur me të paktën një pushkë AR-15, kishte ‘revista të shumta’ dhe granata tymi kur ai sulmoi shkollën duke veshur një maskë me gaz. Viktima e pare e identifkuar ishte 46-vjeçar Chris Hixon.