Misioni i veçantë i astronomes, u mëson fëmijëve të Afrikës çfarë është kozmosi

Nisur nga pasioni i madh për astronominë, Suzan Murabana nga Kenya i ka vënë mision vetes që t’u mësojë rinisë afrikane mënyrën se si është krijuar kozmosi. Suzana është një astronome e cila ka blerë një teleskop lëvizës.

Ajo së bashku më bashkëshortin, i cili është shkencëtar, udhëtojnë në shtete të ndryshme të Afrikës, që t’u japë mundësinë fëmijëve afrikanë, të cilët nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, të shohin yjet me teleskopin e veçantë. Deri tani, Suzana ka takuar plot 40 mijë fëmijë nga e gjithë Afrika duke u treguar atyre informacione të shumta për hapësirën.

Suzana shprehet se dëshira e saj më e madhe është që të rinjtë ne vendin e saj, mos të heqin dorë nga ëndrrat e tyre, dhe shpreson se në të ardhmen në Afrikë do të ketë më shumë shkencëtarë dhe astronomë.

Share With:
Translate »
636 Views