Arbana Osmani zbulon padashje për herë të parë fytyrën e djalit | Video

Mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani nisi misionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”. Nuk është shkruar gabim “mision” por se në fakt i tillë duket të jetë ky program. Këtë herë Arbana erdhi edhe si autore e programit të shtunën mbrëma. Dhe për të festuar suksesin e djeshëm, ka dalë në një nga baret e kryeqytetit me shoqen e pandashme Xhemin.

Gjatë mbrëmjes një surprizë e këndshme i erdhi moderatores. Një buqetë me trëndafila dhe një trëndafil në një mbajtëse xhami i erdhën papritur ndërkohë që njëra nga shoqet po e filmonte. Por Arbanës i ka shpëtuar një detaj para se të postonte videon në llogarinë e saj në Instagram. Por syrit të mprehtë të Kidstime.al nuk mund t’i kalonte një detaj i tillë pa u vënë re. Pas një mesazhi në celularin e saj, ne pikasëm foton e të voglit të saj, Joni.

Pavarësisht se Arbana është përpjekur ta mbajë private jetën e saj jashtë medias, megjithatë këtë herë nuk ia ka dal dot mbanë. Me aq sa mund të dallohet nga foto, ne na duket sikur Joni të paktën buzëqeshjen e ka si të mamit. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
2665 Views