Timo Flloko u kushton poezi më të dashurave të tij; Verës, Lindës, nipërve dhe nënës

Ti! Ti po kthehesh përsëri tek unë, me pendesë edhe trishtim pa fund…Kam kohë që të pres, sa shumë! Përmes erës nëpër net, ti vjen, nostalgji dhe dëshpërim më sjell…Sa e huaj je tani! S’e ndjen?! Ku ikën ëndrrat, ku?! Kë deshën sytë e tu, s’e di…! Ne heshtim që të dy, na ndan një ftohtësi, tani! …Çfarë, më thuaj, vlen në botë, kur je vetëm e ke ftohtë, dhe një zemër s’e gjen dot?!…

Po të braktiste atë(o) që donte, aktori Timo Flloko, s’do të mund ta kthente më në jetë dashurinë! Nuk është fjala për familjarë a njerëz të dashur, por për poezinë. Atë, me të cilën ai ka vite që përcjell netët, që mund të zgjohen edhe të bardha, por jo pa lënë shenja nëpër copa letrash a mendime. Vargjeve më lart, e keni të thjeshtë t’u vishni tinguj, sepse është një nga baladat më të bukura shqiptare të dashurisë. Në fakt, të gjitha poezitë e Timo Fllokos, që ka bërë në kohë të ndryshme, janë shndërruar në këngët më të bukura të dashurisë. Është e rehatshme për veshin që mos të shkojë larg me mendime kur shijon vargje me muzikë të mirë, prandaj autori i tekstit ngelet pak i distancuar, por është rasti më i mirë sot, për të gjithë ata që kanë ngelur (nëse ka të tillë) pa më- suar që, nëse jemi afeksionuar tepër pas disa këngëve të Ardit Gjebreas a Pirro Çakos, është sepse teksti ka qenë i Timo Fllokos! Prej pak ditësh, konkretisht prej 14 shkurtit që sapo shkoi, autori ka nxjerrë në treg librin “Kërcim në bosh”, të dytin me poezi pas “Robi i manive”.

Share With:
Translate »
1669 Views