Prej 3 muajsh gjyshe, Irma Libohova flet për mbesën dhe emrin e saj të veçantë

Irma Libohova është një nga këngëtaret më të mirënjohura të publikut shqiptar. Jo shpesh ndodh ta shohim atë në dalje publike por kur ajo del të gjithë kënaqemi me pozitivitetin që përcjell. Ditën e djeshme këngëtarja ka qenë e ftuar në “Top Show” dhe tregoi se prej 3 muajsh ajo ishte bërë gjyshe e një mbese të quajtur Lule. Dhe si një gjyshe e denjë ajo ka thënë se vazhdon të kujdeset për djalin dhe nusen e saj, por vëmendjen e ka marrë e mbesa. “Më kishin thënë do ta kuptosh kur ta provosh dhe ja ku e provova,”- u shpreh këngëtarja teksa shtoi se ajo kishte një familje të madhe dhe jetonin të gjithë në një shtëpi.

Share With:
Translate »
1506 Views