Besa merr dhuratën e veçantë nga i ati
Prej vitesh në skenë Besa Kokëdhima është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngët e saj kthehen gjithnjë në hite. Po ashtu Besa është mjaft e lakuar në media, publiku gjithnjë ka interes të mësojë për jetën e saj.
Ndërsa së fundmi Besa ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja ka ndarë me miqtë një dhuratë të veçantë që i ka bërë babai, Koço Kokëdhima.
Në foto shfaqen 2 stilolapsa për të cilët Besa e falenderon publikisht se është krenare që është gjaku i tij.
“Faleminderit për këtë dhuratë të bukur i dashur baba. Jam krenare që jam gjaku yt”, shkruan këngëtarja në diçiturën e fotos .