Fjalët e nënës që nuk di se ka humbur familjen :“Jam shumë mirë, por mjekoni burrin dhe fëmijët”
Ajo e ka kaluar rrezikun per jeten, edhe pse demtimet qe ka marre nga aksidenti fatal ku humbi bashkeshortin dhe 3 femijet jane te shumta. Por Evisa Preka e cila vijon te marre mjekimin e bluzave te bardha te Shkodres, ende nuk e di per tragjedine qe i ka ndodhur.
Fjalet e vetme qe u thote mjekeve dhe infermiereve qe hyjne dhe dalin ne dhomen ku ajo po kurohet jane ato te nje nene qe perpara vetes mendon per me te vegjlit e saj, edhe pse 37-vjeçarja nuk e di qe driten e syve nuk i ka me ne kete jete.
“Jam shume mire, por kujdesuni per te tjeret se kane qene edhe burri e femijet ne makine. Shkoni tek ata” jane fjalet qe u perserit bluzave te bardha kjo nene e pavetedijshme ende per tragjedine qe i ka ndodhur, e qe i ka ndryshuar perjetesisht fatin e jetes. Askush nuk ka guxim t’i thote se burrin dhe femijet nuk i ka me.
Njera nga mjeket qe kujdeset per te thote mes dhimbjes se nje nene se nuk ka guxim t’i tregoje per ate cfare i ka ndodhur, por te gjithe hyjme e mjekojme dhe shpejtojme te dalim pa folur me te me gjate.
“Kam dale duke qare nga dhoma e saj, pasi me kerkonte t’i mjekoja femijet, e une brenda vetes e dija qe femijet si ka me, por nuk mund t’ia thoja”. Cfare t’i thuash te shkretes, jeta e ka vrare”.
Jane keto drama qe bashke me pavetedijen e asaj nene, po i perjetojne edhe mjeket e infermieret e spitalin rajonal te Shkodres, qe ende se kane marre guximin t’ja thone kete te vertete te hidhur asaj “fatkeqe” qe jeta e ka vene perpara nje sprove te veshtire.
Gjendja e saj shendetesore ende nuk e lejon t’i percillet ky lajm i rende, prandaj familjaret mbahen larg saj, nuk lejohet te hyjne e dalin nga dhoma e reanimacionit ku mbahet nen kujdes intensiv gruaja e re.
Lajmin e zi, Evisa do ta mesoje se shpejti dhe prova e veshtire per te ende nuk dihet se si do te perballohet, por Zoti shpresohet t’ia lehtesoje dhimbjen.
Familja Preka ne keto ore po perballet me tragjedi e momente te veshtira, pasi ndersa do te percjelle ne banesen e fundit edhe vajzen 9-vjeçare, krah babait, vellait dhe motres qe u varrosen nje dite me pare, ato duhet te mendojne tashme jo vetem per gruan e aksidentuar ne spital, por edhe kryefamiljarin 68-vjeçar qe ka pesuar te dytin infarkt!
Lajmin e zi qe i ka mberritur ne familje, duke humbur djalin dhe nipin e mbesat, zemra te moshuarit si ka perballuar dot dhe ka marre dy goditje te renda te njepasnjeshme.