Pse fëmijët duhet të edukohen me dimensionin shpirtëror?
Të gjitha qeniet kanë një dimension shpirtëror. Nuk është e thënë të besosh në një qenie të mbinatyrshme që t’i përcjellësh fëmijës mësime spirituale. Çfarëdo qofshin besimet tuaja, ju me siguri doni që fëmija juaj të dijë se jeta është e shenjtë, se natyra ka nevojë për një respekt të veçantë, se prania e fëmijëve në botë kontribuon në gëzim dhe mirësi, se gjërat kanë një mënyrë të caktuar funksionimi (jo gjithmonë siç duam ne), se lumturia më e madhe zakonisht vjen kur ndan me të tjerët, dhe ndërsa ne jo gjithmonë marrim atë që duam. Ne gjithmonë kemi zgjedhjen për të shfrytëzuar në maksimum atë që na jepet.
Një nga ndjesitë që krijon edukimi shpirtëror është siguria. Edhe nëse spiritualiteti juaj nuk përfshin një qenie të mbinatyrshme, fëmijët kanë nevojë të ndjejnë se Universi buzëqesh për ta. Anjshtajni ka thënë se vendimi më i rëndësishëm që merr individi është të vendosë nëse Universi është apo nuk është miqësor.
Njerëzit që ndjehen të sigurt në botë janë më të shëndetshëm fizikisht dhe emocionalisht, si dhe më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Sigurisht që ju do t’u mësoni fëmijëve si të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të sigurt, por ideja se disa njerëz janë të pabesë nuk duhet t’i bëjë ata që mos besojnë tek asnjëri.
Rrjedhimisht, një sugjerim që vjen prej këtu është fakti që fëmijët e vegjël nuk duhet të ekspozohen ndaj lajmeve televizive që kanë treguar se provokojnë ndjenja pasigurie tek të gjithë individët duke mbitheksuar situatat kërcënuese. Anjshtajni, gjithësesi, iu refereua një niveli më të thellë të sigurisë, një ndjesie se jeta ka kuptim dhe gjërat e mira që ne bëjmë në këtë jetë kanë shumë rëndësi.
Stili i jetës në fëmijëri sjell vështirësi në rini!
A keni probleme me menaxhimin e kohës? E keni të vështirë t’i mbaroni gjërat në kohë? Stili i jetesës me të cilin iu kanë edukuar prindërit në fëmijëri është i lidhur me këto probleme në moshë të rritur. Të pasurit e një jete jofrustruese dhe të paparashikueshme mund të sjelljë efekte afatgjata negative sipas një studimi të ri nga Universiteti i Albany.
Studimi gjeti se fëmijët që rriten me rutina të parashikueshme ditore kanë më pak gjasa të kenë vështirësi me menaxhimin e kohës apo me vëmendjen në moshë të rritur. Studimi analizoi 292 të rinj. Në një studim tjetër, autorët treguan se fëmijët me rutina më të rregullta shfaqnin vetëkontroll më të mirë dhe reduktim të ankthit dhe depresionit në moshë të rritur.
Rutinat sjellin një ndjesi sigurie dhe kontrolli mbi ambjentin rrethues. Studiuesit shpjegojnë se fëmijët që dinë çfarë të presin ditë pas dite janë më të prirur të ndjejnë qëndrueshmëri në familje krahësuar me fëmijët e tjerë të cilët kanë orare të papërcaktuara ditore. Ata rekomandojnë që prindërit të ndërtojnë një ritëm të aktiviteteve ditore dhe traditave që në vitet e para të jetës së fëmijëve. “Promovimi i qëndrueshmërisë familjare përgjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të përmirësojë zhvillimin e aftësive të rëndësishme si aftësia për t’u përshtatur dhe funksionimi i përgjithshëm” tha Malatras, psikologe në Universitetin e Albany.
Aftësitë konjitive të fëmijës varen nga koha e kaluar me nënën
Sa kohë duhet të kalojnë prindërit me fëmijët? Një studim i ri nga Universiteti i Essex dhe Universiteti Collage Londër ka treguar se aftësitë konjitive dhe sociale të fëmijëve përmirësohen ndjeshëm nëse fëmija kalon më shumë kohë me nënën gjatë periudhës 3-7 vjeçare. Studimi po ashtu gjeti se fëmijët e parë përfitojnë më shumë kohë me nënat sesa fëmijët e tjerë.
Ky studim analizoi të dhëna nga 8000 fëmijë dhe nga nënat e tyre. “Rezultatet tona tregojnë se koha që nëna kalon me fëmijën ka një ndikm të ndjeshëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës” tha bashkëautori i studimit, profesor Marco Francesconi. Studiuesit po ashtu gjetën se niveli i edukimit të nënës kishte po ashtu një ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës. /Elona Çeço