U abuzua seksualisht në moshën 11- vjeçare, fëmija i dytë i ndryshon jetën
Tressa Middleton ka qenë nëna më e re Britanisë. Në moshën 11 vjeçare ka lindur një fëmijë, pasi u abuzua seksualisht nga vëllai i saj, Jason.
Përdhunimi nga vëllai i saj i shkaktoi pasoja të shumta. Ajo nisi alkoolin dhe drogën për vite me radhë, pasi nuk mund ta kapërcente dot dramën që i ndodhi.
Middleton sot është 24 vjeç dhe është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo thotë se është gati të nisë një jetë të re dhe ka hequr dorë nga të gjitha veset e mëparshme.
“Edhe pse kisha shumë frikë. Jam gati të bëhem nënë për herë të dytë”.
24-vjeçarja është fejuar me të dashurin e saj Darren Young, 31 vjeç.
“Kishte raste kur mendova se nuk do të kisha kurrë një fëmijë tjetër. Por ndihem keq sepse vajza imde e parë nuk është me mua”.
Tressa fshehu identitetin e babait të fëmijës, por kur vajza e saj e vogël ishte dy vjec, ajo zbuloi se ajo ishte përdhunuar nga vëllai Jason.