Befason Anxhela Peristeri: Jam e dashuruar me aktorin që ka dy fëmijë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri është përmendur gjithmonë për sukseset e saj në muzikë, ndërsa nuk dihet asgjë për jetën e saj private.

E pyetur shpesh në intervista për ndonjë romancë dashurie, Anxhela preferon të prezantohet si beqare, por kësaj rradhe ka surprizuar publikun.

Duke ruajtur notat e humorit, e ftuar në ‘Xing me Ermalin’, këngëtarja tha se është e dashuruar me një aktor të njohur.

“Jam në një lidhje, jam e dashuruar. Po e bëj sot për herë të parë publike. Po prisni, prisni. Ai është George Clooney”,tha ajo duke shkaktuar mjaft të qeshura.

Kështu Anxhela refuzoi përsëri të flasë për jetën e saj private por duket se i pëlqen pamja e aktorit të njohur, i cili është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

Share With:
Translate »
842 Views