Nënë në moshë të madhe? Fëmijët do t’ju lindin më të…

Fëmijët e nënave të mëdha në moshë janë më të shëndetshëm, më shtatlartë dhe do të arsimohen më shumë se fëmijët e nënave me moshë të re, sipas një studimi të fundit.

Shumica e hulumtimeve të mëparshme kishin sugjeruar se amësia në moshë të vjetër shkakton një probabilitet të rritur për sindromën Down, sëmundjen Alzheimer, hipertension dhe diabet.

Megjithatë, duke mos argumentuar kundër kësaj, gjetjet e fundit nga “London School of Economics” dhe “Max Planck Institute for Demographic Research”, në Gjermani, sugjerojnë se amësia në moshë më të vjetër ka edhe përfitime.

Në mënyrë të veçantë, ndikojnë kushtet sociale dhe mjedisore të nënës.

“Një fëmijë i lindur në vitin 1990, për shembull, ka një probabilitet më të lartë për të shkuar në një kolegj apo universitet se dikush i lindur 20 vjet më parë”, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët përdoren të dhënat e më shumë se 1,5 milionë burrave dhe grave suedeze të lindur në mes të viteve 1960 dhe 1991, për të shqyrtuar marrëdhëniet në mes të moshës së nënës në kohën e lindjes dhe lartësisë, fizikut dhe nivelit arsimor të fëmijëve.

Ata gjetën se kur nënat kishin lindur fëmijë edhe pas të 40-ave, fëmijët ishin shtatlartë, kishin nota të mira në shkollë të mesme dhe ishin më të prirur për të shkuar në universitet.

Share With:
Translate »
699 Views