Nuk e abortojnë fëmijën edhe pse e dinë që do vdes vetëm disa minuta pas lindjes

Daniel Thompson dhe Georgina Wills janë duke planifikuar funerali për fëmijën e tyre që do të lind në verë. Çifti shkuan për kontroll rutinë tek gjinekologu pas javës së 12-të, ku edhe kuptuan se fëmija i tyre do të vdes vetëm pak minuta pas lindjes. Kurse ata nuk deshën ta abortojnë për shkak që dëshirojnë të shijojnë edhe at sekondë apo qoftë edhe minutë që u jepet me fëmijën e tyre.

Por kjo nuk është e vetmja, ata po dëshirojnë që të krijojnë një fondacion që të ndihmojnë çiftet tjera të prekur nga kjo sëmundje. Bëhet fjalë për një çrregullim të quajtur “exencephaly”, që nënkupton se truri formohet jashtë kafkës. “Ne ishim të shokuar. Kur shkuam në kontroll menduam që gjithçka është në rregull por e kuptuan që diçka shkoi keq kur e pamë doktorin teksa hezitonte”.

Ata po presin ditën kur fëmija të lind dhe të shijojnë minutat e fundit me të.

Share With:
Translate »
727 Views