Që nga gjyshja deri tek nipërit, kjo është familja fashion e Arjon Muçës
Mamanë stiliste të Arjon Muçës, Jonën, e njohim. Ashtu si dhe të motrën, Frensis, e cila ka qenë mbështetëse për biznesin e familjes duke trashëguar pasionin për modën e duke qenë, prej linjave që ka, edhe një modele për veshjet e krijuara nga ëma.
Jona Muça ka hapur një atelie në Tiranë prej vitesh, ku zhvillon pasionin e saj të rrobaqepësisë dhe modës. Nuk është e para në familje që e ka këtë pasion, e ka trashëguar. Në një foto të vjetër, por të ripostuar dje, ku shohim tri gra të veshura me shumë shije, Jona na prezanton me gjyshen e Arjonit.
Një zonjë e vërtetë! Veshur me një bluzë e pantallona të zeza dhe një triko të gjatë me bordura dyngjyrëshe, këpucë me lartësinë që i përshtatet moshës dhe një varëse të hollë.
Ndaj mos u habisni për talentin e Jonës, elegancën e Frensis. E kanë në familje pasionin për veshjet.
Ne e shohim qartë edhe te Arjoni.