Dy kunatat Kate dhe Meghan së bashku në skenë
Kate, Meghan, William dhe Harry për herë të parë së bashku. Dy çiftet e familjes mbretërore, janë shfaqur së bashku në një skenë këtë të mërkurë, në Forumin e Parë Vjetor të Fondacionit Mbretëror.
Ky forum u krijua fillimisht nga William, Kate dhe Harry. Pas 19 majit, pjesë e këtij forumi do të jetë sigurisht edhe Meghan. Kjo është hera e parë që çiftet shfaqen së bashku në një event zyrtar. Ata u fotografuan gjithashtu së bashku për Krishtlindje, teksa shkonin të katërt në kishë, të shoqëruar edhe nga Mbretëresha Elizabeth.
Të katërt, folën në këtë forum, për projektet dhe ambiciet që kanë për të bërë më shumë gjëra, për njerëzit që kanë nevojë. Përveç fjalës së tyre në event, ajo që ra në sy patjetër ishte Kate me barkun e saj të rrumbullakosur. Edhe Meghan nuk mbeti pas, me zgjedhjen e veshjes që kishte bërë.
E fejuara e princit Harry kishte zgjedhur një fustan blu të errët pa krahë. Meghan mesa kemi parë edhe në daljet e tjera publike, preferon ngjyrat e errëta, dhe ju qëndron besnike atyre.