Njihuni me princin rebel, që s’pranon të jetojë me paratë e mbretërisë!

Ndërkohë që gjithë vëmendja jonë ishte përqëndruar te princi William e Harry na paska shpëtuar një detaj, jo pak i rëndësishëm: një goxha princ nga Danimarka, gjithë vlera, që punon si model me kohë të plotë. Ky është 18- vjeçari Nikolai, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë me agjensinë “Scoop Models” sipas rapotimeve të People.

Nikolai me familjen gjatë ditëlindjes së 18- të Nikolai ishte pjesë e javës së modës në Londër, më 17 shkurt për “Burberry show”.

Siç duket ai ka vendosur t’i dalë vetes për zot, duke patur parasysh edhe një artikull të 2017 –s për “W” gjatë të cilës thuhej: “Nuk ka ndërmend të marrë fare para, tokë apo titull nga pallati mbretëror.” Vetë babai i tij tha se Nikolai nuk ka përse të jetë i detyruar të bëjë një jetë që s’e do. Përkundrazi le të ndjekë rrugën që dëshiron.

Ai është djali i princ Joakchim- it (i gjashti në radhë për të marrë fronin) dhe konteshës Alexandra të Frederiksborg- ut duke e renditur kështu Nikolai- n të shtatin nga pretendentët. Nëse nuk keni dëgjuar më parë për mbretërinë e Danimarkës, ju themi se momentalisht mbretëreshë është Margrethe II, princi i kurorës është Frederik dhe më pas vijnë 4 fëmijët e tij. Joakchim –i është vëllai i vogël i Frederik –ut. Anabel.

Share With:
Translate »
751 Views