Gjyshet tona nuk kanë harruar kurrë të na e vënë, verorja pjesë e trashëgimisë kombëtare në UNESCO

Ardhja e stinës së ngrohtë të pranverës simbolizohet me rituale të ndryshme në vende të ndryshme të globit.

Në Shqipëri, ardhja e pranverës simbolizohet me 14 marsin, me ballokumet dhe me veroren.

Sipas Gazetës Shqiptare, verorja shumëngjyrëshe është bërë zyrtarisht pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

Disa ditë më parë në një takim në ambasadë me Shkëlqesinë e Tij z. Mircea Perpelea, ambasadorin e Rumanisë në vendin tonë, mësova se prej pak kohësh kjo verore ishte bërë pjesë e trashëgimisë botërore. Në 6 dhjetorin e vitit që kaloi pas një vendimi të marrë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit. Adrian Cioroanu, i dërguari i përhershëm i Rumanisë në UNESCO në datën 6 dhjetor në faqen e tij në fb. cituar nga Neës.ro shkruante: “Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës”.

Sipas studimeve etnologjike, verorja është ngushtësisht e lidhur me traditat e Vitit të Ri festuar në të kaluarën në muajin mars, si një formë primitive e Vitit Agrar i lidhur me ciklet vegjetative dhe astronomike. Verorja njihet nga etnologët në fillimin e shekullit XX si ritual i një marsit, i pranishëm jo vetëm tek rumunët, por edhe tek shqiptarët dhe bullgarët në Ballkan.

Share With:
Translate »
874 Views