Shkolla ku nxënësit mësojnë në qiell të hapur | Video

Në një fshat të Skraparit, procesi mësimor është duke u zhvilluar në kushte shumë të vështira.

Nxënësit e fshatit Vendreshë mësojnë në qiell të hapur. Në shkollën e tyre ndërkohë që ata bëjnë mësim futet bora dhe shiu pasi ndërtesa nuk ka çati.

Duke marrë shkas nga kushtet e mjerueshme në të cilat zhvillohet mësimi dy prej mësuesve, një nxënëse, Blerina dhe një shtetase amerikane, Kristi Lup ishin në emisionin “Zonë e Lirë” ku i kërkuan të gjithë qytetarëve të kontribuojnë për ndërtimin e shkollës. Kristi Lup tha se kur kishte parë fotot e kësaj shkolle nuk e kishte imagjinuar se mund të ekzistonte një e tillë në Shqipëri.

“Një shkollë të këtyre niveleve dhe më keq kam parë në Sudanin e Jugut. Besoj se nxënësit e meritojnë të kenë ambiente ku të mund të mësojnë”, tha Lup.

Share With:
Translate »
864 Views