Një fëmijë i tretë në shtëpinë ‘tritol’ të Julian Dedës?

Juli dhe Armanda kanë plot 20 vjet bashkë. Që nga Shkodra, kur ishin vetëm 17-vjeçarë e deri më sot kanë kaluar shumë vite, por në sytë e të gjithëve mbeten një prej çifteve më të dashur të publikut. Martesa 13-vjeçare e aktorit të njohur të humorit është bekuar edhe me dy fëmijë, Reina dhe Mateo, të cilët, edhe pse janë të rritur tashmë, vazhdojnë të jetë ‘tritol’ në familje.

Por nuk janë vetëm ata, në fakt. Nga studio e “Rudina”, ku foli për profesionin, sfidat e tij dhe projektet e reja, Juli rrëfeu, mes shumë batutave, edhe sekrete nga jeta familjare. Madje, edhe për ‘tritolin’ në shtëpi – dy fëmijët, që bashkë me të bëhen tre: “Bashkëshortja ime po çmendet”,- tha Juli me humor.

“Në shtëpinë tonë është katastrofë, vetëm zhurmë ka, fëmijët më shohin si babi gallata. Por unë kam edhe pjesën autoritare dhe dua që ata të sillen mirë me mësuesit dhe shokët. Me detyrat e shtëpisë nuk merrem unë, merret Armanda. Ata janë fëmijë tritol në shtëpi dhe bashkë me mua bëhen tre dhe bashkëshortja po çmendet.”

Po planet për të sjellë në jetë një fëmijë të tretë? Aktori tregon se për momentin nuk kanë në plan, por nuk i dihet. Pa e lënë mënjanë humorin edhe këtu, Juli thotë se nëse rrugës ndodh ndonjë ‘aksident’, s’është problem: “Për momentin nuk kemi një plan për fëmijë të tretë, por nuk i dihet.”

Share With:
Translate »
845 Views