Studenti vret prindërit e tij në konvikt
Policia e shtetit amerikan të Miçiganit arrestoi një student të dyshuar për vrasje me armë zjarri të prindërve të tij kur vajtën për ta marrë nga shkolla për pushimet pranverore.
James Eric Davis Jr dyshohet se ka vrarë me armë zjarri nënën dhe babain e tij në konviktin e shkollës një ditë pai kishte dalë nga spitali për përdorimin e drogës. Viktimat janë Diva Davis 47 vjeç dhe James Eric Davis, i ati, 48 vjeç, sipas stacionit televiziv Wilx
Ata janë qëlluar në katin e katërt të korpusit Campbell, sipas policisë.
James Eric Davis u kap pasi u vu re nga një pasagjer në një tren, ndërsa kaloi në fund të kampusit verior në Universitetin Qendror të Michiganit, thanë zyrtarët
Një ligjvënës nga Ilinoisi shkroi në rrjetin social Twitter që familja jetonte në zonën e Chicagos, ku z.Davis (i ati) ka shërbyer si polic deri në momentin e vdekjes.
20.000 studentët e kolegjit, i cili ndodhet 2 orë në veriperëndim të Detroitit, konfirmuan fatalitetin në Twitter të Premten në mëngjes.
Policia tha se ishin në kontakt me Jamesin 19 vjeçar, student i vitit të dytë, të enjten mbrëma kur ai u nxorr nga spitali për një incident shkaktuar nga problemet që kishte me drogën.
Studenti Davis mendohet se u largua nga spitali para se të shkonte në kampusin universitar, ku nisën të shtënat.
Kamerat kanë kapur të dyshuarin duke dalë nga ana veriore e konviktit dhe ka ecur përgjatë rrugës hekurudhore-thotë për BBC-në polici Larry Klaus.
Ai kishte veshur një pulovër blu në momentin e të shtënave, por përgjatë hekurudhës janë gjetur veshje të tjera.