Nuk është me vonesë, Robbie Williams sapo na uroi Ditën e Nënave me një foto fantastike

Ndryshe nga Shqipëria që 8 Marsin e ka përshtatur në Ditën e Nënave, në vende të ndryshme të botës ka ditë të ndryshme. Në Angli, Dita e Nënave për vitin 2018 është dita e sotme, 11 mars.

Ndër të parët që ka uruar për këtë ditë të shënuar ka qenë këngëtari Robbie Williams. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto fantastike tek shfaqet duke përqafuar bashkëshorten e tij shtatzënë Ayda Field. Ai ka uruar shumë thjesht por fotoja i thotë të gjitha: Gëzuar Ditën e Nënave! /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
606 Views