Një divorc i papritur po trondit familjen Trump
Djali më i madh i presidentit amerikan Donald Trump, edhe ai i quajtur Donald Trump Jr, shkon drejt divorcit me gruan e tij Vanesa Trump, raporton BBC.
Thuhet se ka qenë Vanessa Trump që ka kërkuar divorcin e padiskutueshëm në një gjykatë në New York
Çifti, të dy 40 vjeç janë martuar që në 2005-n dhe kanë 5 fëmijë bashkë.
Pas 12 vitesh martesë, vendosën të ndahen. Thuhet se çifti ka kërkuar pak intimitet gjatë kësaj kohe, pa dashur të shqetësohet nga shtypi dhe nuk kanë dhënë detaje lidhur me ndarjen e tyre.
Një divorc i pa kontestueshëm do të thotë që kujdestaria e fëmijëve dhe asetet të mos diskutohen gjatë proçesit gjyqësor.
Më herët këtë vit, media amerikane raportoi se çifti kishte probleme në martesën e tyre, referuar udhetimeve të shpeshta të z.Trump (i riu) dhe dashurisë së tij për rrjetet sociale.