“Aty për ty”, filmi i parë sensibilizues për fëmijët me çrregullim të A.D.H.D hiperaktivitetit

Fondacioni “Ndërto të ardhmen” zhvilloi ditën e djeshme, dt.17 Mars aktivitetin “Aty për ty”, kushtuar hiperaktivitetit e cila kulmoi me shfaqjen e premierës së filmit “Aty për ty”.

“ATY PËR TY”, është një histori reale e rrëfyer nga një nënë.  Historia e punës, lotëve, heroizmit dhe të suksesit, kundrejt të birit të diagnostikuar me A.D.H.D. (hiperaktivitet).

Filmi vjen me një rrëfim të ndjerë nga zemra e një nëne, e cila nëpërmjet letrës drejtuar të birit, tregon vështirësitë kërkon kujdes të veçantë Ne jemi në këtë botë, me fuqi dhe potencial per të ndryshuar jetët tona. Për tu ngritur me kokën lart kur përballemi me sprova në jetë, por jo të gjithë e kanë këtë aftësi. Andaj le ti kushtojmë vëmendjen e duhur femijëve me nevoja të vecanta, le ti vendosim një buzeqeshje në fytyrë, pasi është gjithçka duan. Le ti japim arsye për tu motivuar, e bashkë me to të motivohemi dhe ne.”- shprehet drejtoresha e Fondacionit “Ndërto të ardhmen”.

“Aty për ty” me regji të Kristi Mukollari, u realizua si bashkëpunim me studentët e Kolegjit Universitar “Bedër”, pjesë e kastit të aktorëve.

Të pranishëm në aktivitet ishin personalitete të shumta të medias, artit, kulturës dhe arsimit.

 

Share With:
Translate »
1178 Views