Elizabeth e ka një të preferuar mes Kate dhe Meghan, nuset e dy nipërve

Madhëria e saj, mbretëresha e Britanisë duhet të jetë neutrale në shumë çështje, por në fund të fundit njeri është edhe ajo. Dhe si të gjithë ne, kur bëhet fjalë për familjen, mund të ketë një të preferuar.

Ndër fëmijët, thuhet se pikë të dobët ka princin Edward, ndërsa mes partnereve të nipërve, me sa duket e ka bërë zgjedhjen përmes aprovimit të martesave të tyre.

Në deklaratën për William dhe Kate, u drejtohet të dyve me shprehjen “të dashurve të mi”, ndërsa në atë të Harryt dhe Meghan i drejtohet “me dashuri”, vetëm djalit të dytë të princit Charles.

Në internet vërshuan komentet rreth këtij vendimi të mbretëreshës për të zgjedhur fjalët, që sipas njerëzve lë të kuptohet se Kate Middleton është e preferuara e madhërisë së saj.

Share With:
Translate »
727 Views