Studimi tronditës, fëmija mund t’i ngjajë ish-partnerit dhe jo babait

Studimet e fundit janë plot surpriza dhe të tejmbushur me fakte dhe hipoteza nga më të ndryshmet, por ky studim po lë shumë njerëz anembanë globit të shokuar. Bëhet fjalë për një studim të kryer në Australi ku doli një fakt sesi një embrion mund t’i ngjajë më tepër ish partnerit të nënës dhe jo babait të vërtetë.

Në fakt kjo teori nuk është e panjohur për njerëzimin pasi Aristoteli filozof në Greqinë e lashtë ishte i pari që hodhi idenë se një burrë tjetër arrin të lerë shenjë brenda trupit të një femre dhe më pas fëmija t’io ngjajë atij dhe jo të atit, por kjo teori nuk u morr kurrë për bazë nga shkenca.

Shkencëtarët zbuluan se përmasat e trupit tek mizat e vogla vareshin nga përmasat e mashkullit të parë që e ëma ishte çiftëzuar sesa me përmasat e babait të vërtetë.
Dr.Clean kreu i grupit të studimit u shpreh optimist  duke shpjeguar pikat kryesore të këtij studimi dhe idetë për kërkimet në vijimësi. Ai tha: “Ky studim ka komplikuar një këndvështrim shumë të vjetër të mënyrës sesi gjenetika ndikon në gjeneratat e ndryshme dhe tashmë ky këndvështrim mund të ndryshojë falë këtij studimi, pasi ende dihet shumë pak për mënyrën sesi trashëgohen disa tipare. Disa mekanizma trashëgimie jogjenetike arrijnë të mundësojnë që tipare të mamasë të ndikojnë  tek karakteristikat e fëmijës. Por ne sot dimë se disa tipare nuk ndikohen nga gjenet që kalohen nga prindërit tek fëmijët”.
Ky studim ka hasur në shumë debate që ditën e parë të publikimit të tij. /Shije/

Share With:
Translate »
831 Views