Una “ia ka këputur kokën” babit

Këngëtari i njohur i grupit ‘NRG Band’, Besnik Qaka, në muajin mars të këtij viti u bë baba për herë të parë. Ai ndau me ndjekësit në Instagram lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tij dhe Lolita Begollit dhe njoftoi fansat se vajza e tyre do të quhej Una.

“Fryma jote e parë na e mori tonën.”- shkroi ai në foton ku jepte lajmin e lindjes së vogëlushes, duke i emocionuar të gjithë.

Pak më parë Besniku ka ndarë në Instagram një foto me bijën e tij. Ata shfaqen të shtrirë krah njëri-tjetrit dhe ajo që bie në sy është ngjashmëria me madhe mes tyre. Tiparet e zeza të vogëlushes janë të njëjta me ato të Besnikut dhe ajo duket një kopje e babait të saj.

Share With:
Translate »
794 Views